Lajme

Ilaçi për kancer me vlerë mbi 5 mijë euro nuk gjendet në Onkologji

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 05 October 2022

Imunoterapia në Klinikën e Onkologjisë ka gati 4 javë që mungon, e cila është një prej ilaçeve ndër më të shtrenjta.

Medikamenti Pembrolizumab që shërben për trajtimin e disa llojeve të kancerëve, ka kosto përmbi 5 mijë euro për dy ampula.

Derisa, për mungesën e kësaj terapia onkologjike televizioni merr vesh se Barnatorja Qendrore e QKUK-së kërkesën për t’u furnizuar më këtë ilaç e ka bërë tek drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar një muaj më parë, veçse këta të fundit ende nuk e kanë lëshuar urdhër-blerjen për furnizuesin.

-Advertisement-

Ndërkaq, pacientët që marrin këtë terapi, të cilët janë diku rreth 27 sosh, përveç rrjeteve sociale në të cilat po kërkojnë informacione për gjetjen e Pembrolizumabit, të njëjtit po e bëjnë edhe tek furnizuesi.

Klan Kosova lidhur me këtë ka raportuar ditë më parë dhe që ende nuk Onkologjia nuk është furnizuar imunoterapi.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë mjetet e kërkuara nga SHSKUK-ja, ngase kjo e fundit me 22 shtator ka bërë kërkesa në Ministrisë e Financave për mjete buxhetore, një pjesë përmes transfereve si dhe për mjete shtesë, për tre mujorin e fundit.

Për këtë periudhë është thënë se 5 milionë euro do të shfrytëzohen për barna esenciale dhe materiale shpenzuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera