Ilaçi i ri mendohet se do të jetë arritje e madhe kundër COVID’it
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 04 October 2021
Krahas mjeteve të tjera intravenoze që administrohen në spital, ekziston tashmë një armë e re kundër COVID-19 në formën e pilulës që do të mund të blihet në farmaci.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti në 700 mijë në Shtetet e Bashkuara.
“Ky është një numër i tmerrshëm jetësh të humbura”, tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
Por tashmë ekziston një shpresë e re: një ilaç që kompania prodhuese Merck thotë se parandalon shumëfishimin e koronavirusit. Është kaq premtuese saqë provat klinike u ndalën më herët, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë.
Nëse merret në fillimet e sëmundjes, ilaçi përgjysmon rrezikun e shtrimit në spital apo vdekjes.
“Mund të shkojnë në farmaci dhe ta marrin ilaçin ashtu siç veprohet me ilaçet e tjera. Kjo do të na mundësojë të kurojmë më shumë njerëz dhe me më shumë shpejtësi, dhe besojmë se do të ketë kosto shumë më të ulët”, thotë Dr. William Schaffner, nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt.
Dr. Caleb Hernandez është mjek i urgjencës që gjithashtu merr pjesë në kërkimet për ilaçe ndaj COVID’it.
Ai thotë se janë përdorur edhe tre ilaçe të tjera të reja. Një prej tyre zvogëlon me tre herë nevojën për oksigjen. Por, asnjëri prej tyre nuk ishte prodhuar nga kompanitë e mëdha farmaceutike, dhe kompanive të vogla u mungojnë fondet për të kaluar provat klinike që nevojiten për të marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).
“Sistemi ynë qeverisës nuk është krijuar për të harxhuar 500 mijë dollarë për këto studime. Ne presim nga kompanitë private që të sjellin rezultatet e studimeve në FDA. Prandaj nuk shihet inovacion në shkallën e dëshiruar”, thotë Dr. Hernandez.
Ekspertët shqetësohen se amerikanët do të përdorin më shumë ilaçin dhe do të shmangin vaksinën që e instrukton trupin të prodhojë antitrupat ndaj koronavirusit. Megjithatë, për vendet e largëta, ilaçi mund të jetë më i lehtë për t’u administruar. Çmimi i volitshëm dhe shpërndarja janë gjithashtu faktorë. Dr. Hernandez shpreson që ilaçi t’i japë fund pandemisë.
Ai i ka kushtuar një këngë një kolegu që la profesionin e mjekut për shkak të pandemisë.
“Kemi luftuar çdo ditë tashmë për dy vjet. Kemi parë njerëz që vdesin dhe është e vështirë kur njerëzit në komunitetin tënd nuk të besojnë. Mendojnë se jemi pjesë e ndonjë lloj konspiracioni, apo se i ekzagjerojmë gjërat. Por ndërkohë ne duhet të shkojmë në punë dhe të evidentojmë disa persona që kanë humbur jetën”, thotë ai.
Kompania farmaceutike Merck planifikon të kërkojë miratimin për përdorimin e ilaçit në kushte emergjence, proces që mund të dojë rreth dy muaj.
Të tjera
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...