Ilaçi i parë që mund të ngadalësojë Alzheimer-in
Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 23 October 2019
Një kompani e barnave të SHBA-së thotë se ka krijuar terapinë e parë që mund të ngadalësojë sëmundjen e Alzheimerit, dhe tani është e gatshme ta sjellë atë në treg.
Aktualisht, nuk ka ilaçe që mund ta bëjnë këtë – ato ekzistuese ndihmojnë vetëm me simptoma.
Kompania ‘Biogen’ thotë se së shpejti do të kërkojë miratimin rregullator në SHBA për ilaçin e quajtur aducanumab. Ajo planifikon të paraqesë dokumentet në fillim të vitit 2020.
Proceset e miratimit mund të zgjasin një vit ose dy. Nëse është e suksesshme, kompania synon fillimisht të ofrojë ilaçin për pacientët e regjistruar më parë në studimet klinike të ilaçit.
Njoftimi është disi befasues pasi kompania kishte ndërprerë punën për ilaçin në mars 2019, pas zhgënjimit të rezultateve të testimit.
Por kompania thotë se një analizë e re e një përmbledhje më të madhe të të njëjtave studime tregon se doza më të larta të aducanumab mund të ofrojnë një përfitim të konsiderueshëm për pacientët me Alzheimer të hershëm.
Aducanumab synon një proteinë të quajtur amiloid që formon depozita anormale në trurin e njerëzve me Alzheimer. Shkencëtarët mendojnë se këto pllaka janë toksike për qelizat e trurit dhe se pastrimi i tyre duke përdorur barin do të ishte një përparim masiv në trajtimin e demencës, edhe pse nuk është një kurë.
Demenca nuk është një sëmundje e vetme, por është emri i një grupi simptomash që përfshijnë probleme me kujtesën dhe të menduarit, transmeton KosovaPress.
Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të çmendurisë dhe Alzheimeri thuhet se është më i zakonshmi dhe më i hulumtuari.
Ndryshe, aktualisht janë 850.000 njerëz me demencë në Britani të Madhe.
Të tjera
-
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun, nëse e merr detyrën e emisarit
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka...
-
Tri banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe – pasuria e majme e Përparim Ramës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pas...
-
Lajçak: Aktualisht s’ka ndonjë progres për Asociacionin, pa të s’ka normalizim raportesh
“Nëse nuk ka përparim sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Serbe,...
-
Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe organizatat tjera
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra...
-
Luftả e Kosovës në objektivin e fotoreporterit danez, Jan Grarup (FOTO)
Kur lufta në Kosovë përfundoi, fotoreporteri danez, Jan Grarup, mendoi se më ...
-
Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në veri
Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më 16 prill ka...
-
Dy banesa në një lagje luksoze, kjo është pasuria e deklaruar nga Liburn Aliu
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Stërvitjet ushtarake, Vuçiq flet rreth planeve për Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i...
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...