Lajme

IKSHPK sqaron tre vdekjet e raportuara në 24 orët e fundit, thotë se pacientët ishin negativ me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 19 September 2020

IKSHPK’ja ka dalur me një sqarim për sa i përket bilancit të 24-orëshit të fundit me vdekjet nga COVID-19.

IKSHPK thotë në se 3 rastet e vdekjes të raportuara në 24-orët e fundit në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë negativ me Covid-19, raporton Gazeta Express.

“SQARIM NË KOMUNIKATËN 19 SHTATOR 2020! Instituti Kombëtar sqaron se Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv. Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenē COVID negativ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera