Lajme

IKSHPK: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rëndë, respektojini masat

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 16 February 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-Covid, pasi situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rëndë, shkruan Gazeta Infokus.

IKSHPK-ja, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kushdo që ka kokë dhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, e humbje e shijes, që të testohen.

“Situata epidemiologjike akoma është e rëndë, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë! Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IKSHPK-së:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera