Lajme

IKSHPK-së iu dhurohen mbi 1 mijë teste për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 23 September 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është pajisur edhe me 1 mijë e 50 teste molekulare për COVID-19.

Këto teste iu dhuruan nga Fondi për Zhvillimin Komunitetit (CDF), shkruan Gazeta Infokus.

“Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) ka njoftuar se sot më 23.09.2020, ka bërë dorëzimin e 1050 testeve molekulare për Covid- 19 për GeneXpert në IKSHPK. Këto teste janë një nga teknologjitë më të reja dhe më të sakta të testimit molekular për Covid -19. Me futjen në përdorim të kësaj metode do të forcohet dhe diversifikohet sistemi i diagnostikimit të hershëm molekular të Covid -19 dhe kursehen resurset e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

IKSHPK-ja ka konfirmuar sot edhe një viktimë dhe 62 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera