Lajme

IKShPK pranon pajisje për marrjen e mostrave të testeve antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 29 April 2021

UNDP dhe partnerët i kanë dorëzuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike pajisje që përdoren për marrjen e mostrave të testeve kundër COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftim thuhet se këto produkte që përdorën kundër Covid-19 shënojnë mbylljen njëvjeçare të përpjekjeve të përbashkëta.

“Dorëzimi i 66,240 pipetave që përdoren për marrjen e mostrave të testeve COVID shënon mbylljen e përpjekjeve të përbashkëta njëvjeçare në sigurimin urgjent të produkteve dhe pajisjeve shëndetësore të nevojshme në përgjigje të pandemisë COVID. Me këtë ngjarje, UNDP dhe partnerët synojnë të përcjellin angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të mbështetur Kosovën dhe institucionet e saj ndërsa vazhdojnë luftën kundër COVID-it dhe t’u përgjigjen ndikimeve të pandemisë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në pranim-dorëzimin e produkteve ishte edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ku theksoi rëndësinë e partneriteteve të vazhdueshme të fuqishme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar gjatë pandemisë.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për këto donacione, veçanërisht për përfaqësuesit e Luksemburgut, Austrisë, Zvicrës dhe Norvegjisë që ishin të gatshëm të na mbështesin gjatë krizës COVID. Ju keni qenë këtu me ne që nga shpërthimi i pandemisë. Për më shumë se një vit, ne kemi qenë dëshmitarë se sa e rëndësishme është të qëndrojmë së bashku. Për shkak se virusi nuk njeh kufij, etni ose moshë. Këto akte solidariteti jo vetëm që na ndihmojnë teknikisht por edhe na bëjnë të ndihemi njerëzor, të lidhur me njëri-tjetrin. Populli kosovar gjithmonë i mirëpret vlerat evropiane dhe besoj se duhet të vazhdojmë t’i fuqizojmë ato. ” ka thënë Vitia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera