Lajme

IKShPK: Nga tetori nis testimi për tuberkuloz te fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 10 October 2024

Nga ky muaj, Departamenti i Mikrobiologjisë, Laboratori Referent Nacional për Tuberkuloz në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka filluar të ofrojë testimin për tuberkuloz te fëmijët duke përdorur metodën GeneXpert MTB/RIF, duke përfshirë gjithashtu mostrën e jashtëqitjes.

Sipas IKShPK-së, kjo metodë e re mundëson diagnozën më të saktë, më të shpejtë dhe më të lehtë për t’u realizuar te fëmijët, transmeton Klankosova.tv.

“Për fëmijët, ekspektorimi i vështirë është një sfidë e zakonshme, sidomos kur dyshohet për tuberkuloz, prandaj përdorimi i fecesit si një mostër alternative për diagnozën e TB pulmonare pediatrike është një opsion i rëndësishëm”.

-Advertisement-

Përparësitë kryesore të kësaj qasjeje përfshijnë:

Senzitivitet dhe specifitet i lartë: GeneXpert MTB/RIF ofron ndjeshmëri të lartë në zbulimin e tuberkulozit, veçanërisht në rastet pediatrike ku metodat konvencionale mund të jenë më pak efektive;

Rezultate të shpejta: Testi jep rezultate të shpejta, që është thelbësor për diagnostikimin dhe trajtimin në kohë;

Zbulimi i rezistencës ndaj Rifampicinës: Ai gjithashtu zbulon rezistencën ndaj rifampicinës, një faktor i rëndësishëm në menaxhimin e tuberkulozit rezistent ndaj shumë barnave;

Implementimi i kësaj metode do të kontribuojë në një diagnozë më të saktë dhe më të shpejtë, duke ndihmuar në diagnostifikimin e hershëm të tuberkulozit te fëmijët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera