Lajme

IKSHPK: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 27 February 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për gjashtë raste të dyshimta në COVID-19.

Siç njofton IKSHPK, pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.

“Me datë 27.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjashtë pacientë. Në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat, domethënë të gjashtë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B”, thotë IKSHPK.

-Advertisement-

Sipas IKSHPK-së, nga data 01.02.2020 deri me 27.02.2020 nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare, janë depistuar gjithsej 535 udhëtarë. Nga Aeroporti �€ œAdem Jashari” 172 udhëtarë, Vërmicë 240, Merdare 87 dhe Dheu i Bardhë 14 udhëtarë.

Sot me 27.02.2020, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF-Lipjan, Drenas dhe Fushë Kosovë të mbështetur nga ekipi i IKSHPK-së kanë kontrolluar 157 udhëtarët e ardhur nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSH-së dhe ECDC.

Nga data 08.02 deri me 27.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej 23 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera