Lajme

IKSHPK: Lërini odat e mbledhjet, po rrezikojmë shpërthim epidemik

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 07 April 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i është drejtuar qytetarëve me një tjetër apel serioz duke thënë se po rrezikojnë shpërthim epidemik nëse nuk lihen mbledhje, odat dhe festat.

Sipas IKSHPK-së, edhe në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes dhe grumbuj të njerëzve gjithandej vendit, e gjithë kjo mund të shkaktojë shpërthim epidemik.

Një apel ishte edhe për të moshuarit që të mos dalin si dhe për punonjësit shëndetësorë të cilët duhet të kujdesen më shumë për veten.

-Advertisement-

Apeli i plotë i IKSHPK:

Qytetarë të dashur!

Kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot pa marrë parasysh etninë e ngjyrimet politike, fetare, racore është zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Leni ndejat, odat, mbledhjet!

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve t ë Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!

Të nderuar familjarë të të moshuarve:

Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!

Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.

Grumbuj të njerëzve gjithandej vendit që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!

Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Profesionistë shëndetësor në të gjitha institucionet e Kosovës:

Kujdes gjatë vizitave me pacient! Merrni masa mbrojtëse sikur të gjithë të jenë potencialisht pozitiv!

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Evropës, veni gishtin në kokë dhe mend oni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kureshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit.

Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!

Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familjar. Ne gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne:

JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera