Lajme

IKSHPK largon dilemat: Vaksinat e arritura në Kosovë janë të sigurta

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 12 May 2021

Ka arritur në Kosovë kontingjenti i dytë i vaksinave kundër koronavirusit nga COVAX, shkruan Gazeta Infokus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se vaksinat të cilat kanë arritur në Kosovë janë të sigurta.

“Vaksinat e sigurta dhe efikase tani i kemi në dispozicion.Vaksinat e aprovuara nga EMA janë të sigurta. Për t’u aprovuar përdorimi i vaksinave kundër COVID-19, ato duhet t’i përmbushin standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit. Edhepse këto vaksina janë zhvilluar në kohë rekorde, përsëri procesi nuk i ka bërë më pak rigoroz hulumtimin dhe testimin, vlerësimin e rezultateve dhe aprovimin e vaksinës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

IKSHPK pas arritjes së mbi 38 mijë vaksinave ka shkruar se vaksinimi është mënyra më e mirë, më e lirë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera