Lajme

IKSHPK: Ka rënie të vlerave të manganit në ujë, por ende nuk është për pije

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 11 November 2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka mbajtur një konferencë për media, ku është folur për nivelin e manganit në ujin e pijes nga Badoci.

Burbuqe Nushi – Latifi nga IKSHPK ka thënë se ka rënie të vlerave të manganit në ujë, por që ende nuk është arritur vlera e lejuar.

“Po bëjnë çdo gjë që vlera të ulet, gjithashtu ta theksoj se vlera e manganit është fenomen natyror që ndodhë gjatë ndërrimit të stinëve. Ende nuk është arritur vlera e lejuar. Uji mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër, përveç për pije. Njoftojmë popullatën se uji nga Batllava dhe uji nga Shkabaj, i plotëson kriteret për pije dhe këto e tregojnë rezultatet nga laboratori. Në laboratoret tona testohen edhe uji i ambalazhuar”, tha në konferencë ajo.

-Advertisement-

Ajo po ashtu bëri të ditur se qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Në bazë të trendit të uljes së manganit, besoj që shumë shpejt do të hiqet. Por mbetet të monitorohet”, pohoi ajo.

Mes tjerash ajo tha se mangani është metal i rëndë, dhe vlerat e larta të tij ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e njeriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera