IKShPK ka një kërkesë për qytetarët e Kosovës pas rritjes së rasteve me koronavirus
Autori: Gazeta inFokus
15:24 | 21 February 2021
IKShPK pak minuta më parë publikoi raportin 24 orësh për koronavirusin, ku vërejt një rritje e rasteve.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar 398 raste të reja me koronavirus.
Pas rritjes së rasteve, IKShPK ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 398 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
Ndalimi rigoroz i tubimeve;
Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË! DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Të tjera
-
Covid-19: Izraeli po i kthehet jetës normale
Izraeli e ka vaksinuar shumicën e popullatës me dozën e parë anticovid qeveri...
-
Detaje të paditura nga vizita e Erdogan në Kosovë, “kishte sjell me vete kuzhinierin dhe vetëm stafi i tij ishte lejuar t’i shërbente në dhomën e hoteli”
Pacolli flet për vizitën e Erdogan. Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Se...
-
Rëndohet gjendja, spitalet e Kosovës mbushen me pacientë me COVID-19
Mbushen spitalet e Kosovës me pacientë me koronavirus. Nga rreth 500 pacie...
-
Mitrovicasja e bën krenare Kosovën, gradohet si shefe e hetimeve në policinë e Norvegjisë
Fadije Brahimi nga Mitrovica jeton në Norvegji. Ajo ka arritur suksese të ...
-
Pacolli tregon kur mund të vendoset taksa prej 10 eurove për hyrje në Prishtinë
Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka rikthyer temën e taksës...
-
Vendi që bëri bashkë Kurtin, Vjosa Osmanin, Dardan Molliqajn dhe djalin e Hashim Thaçit
Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, e Saranda Bogujev...
-
Blendi Fevziu flet për marrdhënien me të bijën: Më merr telefonin dhe e hedh në kosh!
Gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Fitstation...
-
Llajosh Drenica, la aktrimin për të vrarë shqiptarët
Dëshmitë se ish-aktori serb, Lajosh Balog, kreu krime ndaj shqiptarëve thonë ...
-
Plagosje në Kaçanik, Policia jep detaje
Është plagosur një person rreth orës 20:15 në fshatin Rekë të Kaçanikut, shkr...
-
Vogëlushja nga Prishtina i dhuron flokët për fëmijët me kancer
Altruizmi është diçka me të cilën lind, ndjenjë që me kalimin e viteve zhvill...
-
VV nesër në shesh për t’i dhënë mbështetje marshit “Marshojmë s’festojmë”
Këtë vit për 8 mars, aktivistët e Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” nën thirr...
-
Besarta Jashari me shkrim prekës
Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe e mbijetuara e betejës historike ...