IKSHPK jep informata të rëndësishme për masat parandaluese kundër Sindromës meningjeale
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 15 August 2023
Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të infeksioneve të ndryshme karakteristike për stinën e verës, dhe në veçanti parandalimin e infeksioneve që përhapen në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve, si pishinat publike dhe private, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rekomandon rritjen e vigjilencës sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij sikur edhe të kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave, që duhet të jetë i përhershëm.
Ndërkohë, nga institucionet shëndetësore të gjitha niveleve kërkohet raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshuara në infeksione, si Sindroma meningjeale apo të tjera, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
“IKShPK ka shtuar gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme ngjitëse, marrë parasysh faktin se numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.
Sindroma meningjeale (grup i simptomave që tregojnë për ndezje të cipave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore) më së shpeshti shkaktohet nga një proces inflamator për shkak të infeksioneve bakteriale ose virale. Si rrugë e mundshme e infeksionit mund të jenë vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije”, thuhet në njofton.
IKShPK rikujton si institucionet shëndetësore se bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (LNR: 02/L-109), raportimi i sëmundjes dhe hulumtimi është i obliguar në rast të epidemisë apo rrezikut për shfaqje të saj.
Rekomandime:
• Kontrollimi dhe klorizimi i ujit për pije duhet të jetë i vazhdueshëm;
• Kontrollimi dhe klorizimi i ujit të pishinave duhet të jetë i përhershëm;
• Mirëmbajtja dhe pastrimi i rregullt i pishinave familjare;
• Raportimi i sëmundjes dhe hulumtimi është i obliguar në rast të epidemisë apo rrezikut për shfaqje të saj;
• Konfirmimi laboratorik dhe njohja e shkaktarit e domosdoshme;
• Raportimi i menjëhershëm (brenda 24 orëve) i rastit të vdekjes nga Meningjiti nga spitali, klinika, etj.
• Edukimi shëndetësor i popullatës mbi masat e përgjithshme parandaluese;
• Komunikimi me media dhe informimi i popullatës;
• Shpërndarja e informatave në të gjitha nivelet dhe partnerët relevantë;
• Promovimi dhe edukimi shëndetësor në institucionet parashkollore dhe shkollore;
• Mbikëqyrja aktive në institucionet parashkollore dhe shkollore;
• Promovimi dhe edukimi shëndetësor në institucionet parashkollore dhe shkollore.
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...