Lajme

IKSHPK jep disa rekomandime pas vërshimet në disa rajone të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 02 December 2017

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papëpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit, kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas Institutit, kur kësaj situate i shtohen edhe vërshimet nga prrojet dhe lumenjt ku shtretërit e tyre janë deformuar, pas reshjeve ato fryhen dhe depërtojnë në mjediset e banuara.

“Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në siprfaqe materje fekale.Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.

-Advertisement-

Duke patur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, e sidomos pjesën qendrore, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Dragash, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto rekomandime:

Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara, furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit, uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund të përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit në 100º C së paku 10 min, kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin, ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike, ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materje fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara”, thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Instituti thotë se situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera