Lajme

IKShPK-ja viziton qendrën e studentëve

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 12 October 2020

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka pritur në vizitë ekipin profesional të IKShPK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Aty u diskutua për mundësin e hapjes  së konvikteve dhe mensën e studentëve për vitin akademik 2020-2021 në rrethana aktuale pandemike, njofton Qendra e Studentëve.

Ekipi profesional i IKSHPK-së ka vizituar të gjitha objektet e konvikteve, hapësirat e mensës së studentëve dhe hapësirat e tjera të përbashkëta për vlerësim dhe verifikimin e kushteve në kampusin e QS-se.

-Advertisement-

“Qendra e Studentëve është duke bërë përgatitjet përfundimtare  dhe do të jetë e gatshme për pranimin e studentëve të rinjë varësishtë nga rekomandimet që do të jepen nga IKSHPK dhe institucionet tjera përkatëse”, thuhet në faqen zyrtare në facebook të Qendrës së Studentëve në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera