Lajme

IKShPK-ja jep rekomandime se si të mbroheni nga nxehtësia dhe temperaturat e larta

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 08 July 2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar disa këshilla dhe rekomandime se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

IKShPK-ja tha se vala e të nxehtit që pritet të domoinojë ditëve në vijim mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme.

“Periudhat e zgjatura me temperature të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të grumbulluar në trupin e njeriut dhe rrisin rrezikun e sëmundjes dhe vdekjes nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”.

-Advertisement-

“Paaftësia e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme dhe për të eliminuar nxehtësinë e grumbulluar gjatë temperaturave të larta e rrit rrezikun e rraskapitjes nga nxehtësia dhe goditjes nga nxehtësia. Tendosja që i bëhet trupit ndërsa përpiqet të ftohet, streson gjithashtu zemrën dhe veshkat. Si rezultat, nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të personave që kanë sëmundje kronike (kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe sëmundje të lidhura me diabetin) dhe të shkaktojnë dëmtim të shpejtë të veshkave”.

Duke klikuar më poshtë në postimin e publikuar në Facebook, mund t’i lexoni këshillat:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera