Lajme

IKSHPK bën thirrje për bartjen e maskës në ambiente të mbyllura

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 11 January 2023

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike të Kosovës ka bërë thirrje për bartjen e maskës në ambiente të mbyllura, pasi thekson se pandemia ende nuk ka mbaruar, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, IKSHPK thekson se fillimi i vitit ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht nuk kanë regjistruar asnjë rast fatal.

“Fillim viti ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera