Lajme

IKSHPK apelon qytetarët: Bartni maskat kudo që jeni

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 21 November 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar qytetarët që të mbajnë maskat si në ambiente të hapura, ashtu edhe në të mbyllura. E gjithë kjo ka pasuar pas numrit të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin.

IKSHPK, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët e Kosovës, duke ruajtur grupmoshat e rrezikuara nga virusi.

“Qyetarë të dashur! Mbani maska, mbroni të afërmit tuaj! Maskat janë të obliguara kudo! Mbani distancën! Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë! Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit! Ruani veten dhe të afërmit tuaj! Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj!”, thuhet në apelin e IKSHPK’së.

-Advertisement-

Kosova sot pati rekord të numrit të vdekjeve të lidhura me sëmundjen Covid-19. Vetëm përgjatë 24-orëshit të fundit, në vend vdiqën 19 persona, për të cilët thuhet se kanë qenë të infektuar me virus.

Në vend kanë 904 persona kanë vdekur si pasojë e virusit që prej fillimit të pandemisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera