Lajme

IKSHP qytetarëve të Kosovës: Çka jeni duke bërë?

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 27 March 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të grumbullohen gjatë orëve të lejuara të lëvizjes.

IKSHPK-ja ka deklaruar se grumbujt e njerëzve mund të shkaktojnë shpërthim epidemik, shkruan Gazeta inFokus.

“Qytetarë!
Çka jeni duke bërë? Kthjelluni ju lutem!
Duajeni këtë vend! Atdhe tjetër s keni!

-Advertisement-

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!

Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI”, thuhet ne thirrjen e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera