Lajme

Ikin nga lufta në Siri, strehohen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 23 January 2020

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar mbi 30 raste të azilkërkuesve.

Në luftë kanë familjen.

E vet, në kërkim të një jete më të sigurt, këta të rinj sirianë kanë mbërritur në Kosovë.

-Advertisement-

Janë bërë të përditshme pamjet, kur në stacionin qendër të Policisë në Prishtinë, shihen grupe me dhjetëra sirianë.

Por, pothuajse gjithë këta të rinj, në Kosovë qëndrojnë vetëm disa ditë.

Qëllimi i tyre, është kalimi në shtetet e tjera.

Ka të tjerë që synojnë vendet e bashkimit Evropian.

E nga Policia e Kosovës, thonë që vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar mbi 30 raste të tilla.

Sipas Policisë, këta azilkërkues hasen dhe ndalohen në pjesët e brezit të gjelbër kufitar, duke hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Por, janë të shpeshta rastet, kur azilkërkuesit largohen nga Kosova pa njoftuar fare.Në fund, nga Policia e Kosovës kanë thënë që së fundmi, shumica e azilkërkuesve janë nga Afganistani, Siria, si dhe shtetet e tjera si Libia, Irani, Iraku apo edhe Palestina.

Për kohën sa qëndrojnë në Kosovë, ata vendosen në këtë qendër të azilit në Magure të Lipjanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera