Ikën uragani Harvey, vjen Irma
Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 06 September 2017
Banorët e zonave të gjendura në rrugën e uraganit Irma, stuhia më e fuqishme e një dekade në Atlantik, janë paralajmëruar për pasoja “potencialisht shkatërrimtare” e u është kërkuar të marrin masa.
Në Key West të Floridës, autoritetet kanë lëshuar një urdhër detyrues evakuimi. Irma është uragan i kategorisë së pestë, niveli më i lartë ekzistues, me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 295km/h, ndaj frika është e madhe. Stuhia ka nisur të godasë Leeëard Islands e më pas do të lëvizë drejt Porto Rikos dhe Republikës Domenikane.
Deri tani, me mijëra vetë janë zhvendosur nga zonat më të rrezikuara, aeroportet në disa ishuj janë mbyllur e po kështu edhe një sërë destinacionesh popullore turistike.
Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, Porto Riko dhe Ishujt Virxhin të Amerikës, duke mobilizuar kështu edhe agjensitë federale që ndërhyjnë në rast katastrofash natyrore.
Pjesë të Teksasit dhe Luizjanës vazhdojnë të bëjnë llogaritë me dëmet që la pas uragani Harvey, por nuk është ende e qartë se çfarë impakti do të ketë Irma në territorin kontinental amerikan, i cili nuk ka goditur asnjëherë brenda një sezoni nga dy uraganë të kategorisë së katërt e më shumë që kur nisi për herë të parë regjistrimi i stuhive në vitin 1851.
Një stuhi e tretë tropikale u formua në Atlanik pas Irmës, Jose, e pritet që dhe ai të shndërrohet në uragan më vonë gjatë javës. /TopChannel/

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...




































