IKD shpreh zhgënjim me organet e drejtësisë, kërkohet zbardhje e sulmit ndaj Ollurit
Autori: Gazeta inFokus
08:53 | 17 Gusht 2017
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dënuar sulmin e mbremshëm fizik ndaj gazetarit Parim Olluri, i cili ka ndodhur nga persona deri tash të panjohur.
IKD ka kërkuar nga organet e sigurisë që të zbardhin sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri.
“Sulmi ndaj Ollurit është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, të drejta dhe liri themelore të patjetërsueshme, të cilat garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. IKD konsideron se sulmi ndaj ushtruesit të detyrës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj dhe gazetarit Parim Olluri në të njëjtën ditë janë alarm për institucionet e sigurisë dhe ndjekjes që të zbardhin rastet dhe të sjellin para gjykatës kryesit e këtyre akteve kriminale. IKD edhe njëherë shpreh zhgënjim me organet e drejtësisë dhe sigurisë, të cilat kanë neglizhuar trajtimin me prioritet absolut të rasteve të sulmeve dhe vrasjeve ndaj gazetarëve, të cilat kanë ndikuar në krijimin e një klime të pafavorshme për ushtrimin e profesionit të gazetarisë. IKD inkurajon të gjithë gazetarët, pavarësisht ambientit jo të përshtatshëm për shkak të funksionimit të brishtë dhe të politizuar të sistemit të drejtësisë, të ushtrojnë profesionin e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm për të realizuar misionin e shenjtë të informimit të publikut për të vërtetën. Në një vend demokratik, siç synon të jetë Republika e Kosovës, gazetarët nuk mund të ndalohen, kufizohen dhe censurohen apo që të informohen dhe të informojnë për të vërtetën. IKD rikujton se qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të mbesin të izoluar dhe pa një perspektivë evropiane edhe falë këtij mentaliteti dhe këtyre sulmeve, duke tentuar të pengojmë dhe censurojnë gazetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të cilat sigurojnë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike, duke raportuar të vërtetën”thuhet në reagimin e tyre./

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...































