Lajme

IKD reagon ndaj gjuhës kërcënuese të Glaku Konjufcës ndaj Valdete Dakës

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 21 January 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor është shprehur se është ndjere e kërcënuare pas deklaratës së Glauk Konjufcës.

E rreth kësaj ka reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta Infokus.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj gjuhës kërcënuese të përfaqësuesve të partive politike ndaj krerëve të institucioneve kushtetuese, duke e vlerësuar si të papranueshme dhe dënueshme.Partitë politike përmes përkushtimit të tyre duhet të dëshmojnë se kanë për qëllim respektimin e sundimit të ligjit, duke zbatuar vendimet e instancave gjyqësore dhe institucioneve tjera respektove dhe jo duke kërcënuar krerët e tyre me fjalor të papranueshëm”, thuhet në reagimin e tyre.
Ky Insituti ka kërkuar nga partitë politike të ndjekin rrugët ligjore nëse kanë ndonjë pakënaqësi.

-Advertisement-

“IKD ua rikujton përfaqësuesve dhe partive politike se kushdo që ka pakënaqësi me vendimet e institucioneve kushtetuese dhe ligjore, ato mund t’i shprehim vetëm përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore, duke shfrytëzuar mjetet juridike.Në këtë fazë të ndjeshme nëpër të cilën po kalon vendi në përballje me pandeminë Covid 19 si dhe me sfidat në organizimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme, IKD kërkon nga partitë politike që të përmbahen nga gjuha joadekuate, aq ma tepër nga gjuha kërcënuese. Gjuha e tillë është e papranueshme dhe cënon parimet e demokracisë në vend”, thuhet në reagimin e tyre.

Në ndërkohë ky reagim i IKD’së vjen pas deklaratave të Glauk Konjufcës së LVV’së, ndaj kryetares së KQZ’së.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kerkesa me qene sugjestive dhe kunder Albin Kurtit eshte Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojne (KQZ), po dojne eleminim politik”, ka thënë Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera