Lajme

IHMK paralajmëron temperatura tejet të larta gjatë javës

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 06 August 2018

Me mot me diell dhe me temperatura tipike verore do të përfshihet Kosova përgjatë pesë ditëve në vazhdim.

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 29-34 gradë celsius.

“Indeksi i UV (rrezeve ultraviolete) do të jetë i lartë, në shkallën e rrezikshmërisë, prandaj personat me probleme kronike, preferohet t’ju përmbahen këshillave të Institutit Kombëtar, të konsumojnë sa ma shumë lëngje dhe të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, ose të kenë masa mbrojtëse, rroba me ngjyra të hapura, ombrella, po ashtu me ngjyra të hapura”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Dita e mërkurë dhe e enjte, parashihen të shënojnë vlerat më të larta të temperaturave maksimale.

“Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë dhe për shkak të reshjeve enorme ditëve të fundit, lagështia relative e ajrit nuk do të shënoj rënie në vlera të larta, sidomos në territore ku reshjet ishin më aktive. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales gjatë gjithë javës”, thuhet në komunikatë.

Temperatura për 3-5 gradë celsius më të ulëta priten të shënohen në viset malore me lartësi mbidetare mbi 800 metra.

Gjatë ditëve në vazhdim do të fryjë erë e lehtë, drejtimesh të ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera