Lajme

Igor Simiq u bën thirrje serbëve në veri: Mos bini pre e “provokimeve nga Prishtina”

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 20 Shtator 2021

Igor Simiq nga Lista Serbe ka reaguar pas aksion të Policisë së Kosovës me vendim të qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjen e veturave me targa ‘KS’ nga Serbia në kufinjtë në Jarinjë dhe ne Brnjak.

Simiq këtë aksion e ka quajtur provokim të Prishtinës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që sipas tij të mos bien pre e ‘provokimeve nga Prishtina.

“Të dy korsitë e trafikut janë të bllokuara dhe trafiku është i bllokuar,” tha ai, duke shtuar se konsultimet urgjente të anëtarëve të Listës Serbe u mbajtën këtë mëngjes.

-Advertisement-

“Ne i bëjmë thirrje qytetarëve tanë të jenë të përmbajtur dhe të mos bien pre e provokimeve, sepse ky është një provokim i Prishtinës, ne supozojmë se serbët do të kufizoheshin në lirinë e tyre të lëvizjes duke konfiskuar targat nga Serbia,” tha Simiq.

“Tashmë ka 300 automjete serbe në Jarinje, dhe më shumë se 100 në Brnjak,” shtoi ai.

Aksioni i njësive speciale të Kosovës ka filluar në mëngjesin e së hënës kur edhe u mor vendimi nga qeveria./Gazeta Infokus/

 

 

 

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy