Sport

Ideohet shkëmbimi i bujshëm mes Juves e Barçës, “Zonja” tenton edhe Suarezin

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 21 August 2019

Fabio Paratiçi fluturoi në Barcelonë ditën e hënë për Huan Mirandën, por takimi me drejtuesit e katalanasve ofroi mundësinë për të biseduar edhe për lojtarë të tjerë.

Duke nisur nga mbrojtësi i majtë, drejtori sportiv i Juventusit kërkoi të përfshinte në bisedime edhe Daniele Ruganin (një prej skarcimeve të kampionëve të Italisë), por që nuk arriti t’i bindë kampionët e Spanjës. Klubi i Bartomeut preferon që ta largojë në formë huazimi 19-vjeçarin (dhe klubi francez i Marsejës është gati ta pranojë këtë formulë) dhe në rast shitjeje përfundimtare, do të kërkonte mes 8-10 milionë eurove.

Kështu që në Torino duhet të vendosin nëse do të riformulojnë ofertën e tyre apo të vazhdojnë diskutimet për një shkëmbim hipotetik mes Ruganit dhe Umtitit (i cili sipas “La Gazzetta dello Sport” do të largohej drejt një skuadre tjetër) dhe atij mes Emre Xhanit (gjermani me origjinë turke nuk e ka bindur Sarrin) dhe Rakitiçit, i kërkuar më parë edhe nga Interi. Tani për tani është vetëm një hipotezë, sepse klubet nuk kanë të njëjtat vlerësime për dy mesfushorët sipas “Tuttosport”.

-Advertisement-

Në fund, edhe pse duhet pranuar që është surprizë, është shfaqur edhe emri i Luis Suarezit. Me shitjen e uruguaianit, Barcelona do të kishte më shumë shanse për të ripërqafuar Nejmarin (për brazilianin është në garë edhe Juventusi, që mund të luajë kartën Dibala), edhe pse për kampionët e Italisë do të kishte më shumë logjikë një “shkëmbim” me Gonzalo Higuainin (që deri tani ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Kontinasa). Një shkëmbim me Manxukiçin do të refuzohej menjëherë prej spanjollëve për shkak të mungesës së ekuilibrit mes vlerësimit të sulmuesve. Është një fantamerkato me shumë emra të çmuar, që është e destinuar të zgjidhet në 11 ditët e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera