Lajme

Identifikohet personi që sulmoi seksualisht alpinisten në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 30 September 2022

Është identifikuar personi i cili sulmoi alpinisten Mrika Nikqi në Pejë, tri ditë më parë.

Personi në fjalë është Flori Beqiraj, i cili, sipas viktimës, është anëtar i një familje të njohur në Pejë.

Sulmuesi, Flori Beqiraj është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet tutje. /Reporteri.net/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera