Lajme

Identifikohet njëri nga shqiptarët që gjeti vdekjen gjatë një aksidenti në Itali (EMRI)

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 19 July 2017

Është identifikuar njëri nga shqiptarët e aksidentuar për vdekje ditën e djeshme në Italia.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 37-vjeçari Dritan Ulku, rezident në Montesilvano, i cili bashkë me një shqiptar tjetër, mbetën të vdekur gjatë një aksident automobilistik të ndodhur në në Cesena të Italisë.

Dy shqiptarët mbetën të vdekur, pasi furgoni ku udhëtonte Ulku bashkë me dy shokët e tij, u përplas me një kamion në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo”.

-Advertisement-

Në këtë aksidentet kishte edhe një person të plagosur, ndërsa ende nuk dihet identiteti i 39-vjeçarit, i cili humbi jetën bashkë me Ulkun.

Policia italiane ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera