Shëndetësi

Identifikohen simptoma të reja të lëkurës nga lia e majmunit

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 03 August 2022

Rastet e lisë së majmunëve po vazhdojnë të rriten globalisht, sakaq ekspertët paralajmërojnë se janë identifikuar simptoma të reja të lëkurës.

Shenjat tipike të sëmundjes zakonisht përfshijnë temperaturën, së bashku me ënjtjen e nyjeve limfatike.

Por një rishikim i ri i 185 rasteve të publikuar në British Journal of Dermatology ka zbuluar simptoma të reja.

-Advertisement-

Në vend të skuqjes tipike të përhapur në rastet e kaluara, rastet e fundit priren të kenë shumë më pak lezione të lëkurës.

Lija e majmunit shpesh përshkruhet si shkaktar i pustula, lezione të mbushura me qelb, por në këtë shpërthim, simptoma kryesore e lëkurës është në fakt pseudo-pustula, pjrsë të bardha, të forta që duken si pustula, por që nuk përmbajnë qelb.

Kjo veçori është shumë e rrallë në sëmundje të tjera, kështu që është një shenjë shumë e qartë e lisë së majmunit.

Asnjë nga pacientët e përfshirë në hulumtim nuk vdiq.

Oficerja e lartë e urgjencës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë, Catherine Smallwood tha: “Qëllimi ynë duhet të jetë ndërprerja e shpejtë e transmetimit në Evropë dhe ndalimi i këtij shpërthimi./The Sun/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera