Identifikohen autorët e vrasjes së Lushnjes
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 12 October 2017
Policia e Lushnjes ka identifikuar autorët e vrasjes së dyfishtë të një dite më parë, ku mbetën të vrarë dy shokët Jurgen Hoxha, 22 vjeç dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. L.H dhe O.B janë shpallur në kërkim tashmë.
Me marrjen e njoftimit nga ana e policisë u organizua puna dhe u ngritën menjëherë pika kontrolli nëpër kryqëzimet, hyrjet dhe daljet në qytet me qëllim kapjen e autorëve. U njoftua policitë e Fierit, Beratit e Durrësit me qëllim ngritjen e pikave të kontrollit në akset rrugore.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gëzhoja si dhe një pistoletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës, Zamir Latifi.
Si prova materiale janë sekuestruar pamjet filmike në dy biznese në afërsi të vendit të ngjarjes. Rreth orës 19:15, në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale Lushnje-Berat, u gjet i djegur një automjet tip Mercedes-Benz.
Në brendësi të tij u konstatuan dhe u sekuestruan 3 armë zjarri dhe një fishek i paplasur.
Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, pjese e të cilit ishin edhe Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe shoku i tij Sajmo Xhelili.
Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë L.H dhe O.B të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”. Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë pikërisht këta persona , dhe po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre.
Të tjera
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...