Lajme

Identifikimi i dy shqiptarëve në varrezat e Serbisë, Osmani i jep një paralajmërim Beogradit zyrtar!

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 07 April 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë një artikull në ‘Twitter’ rreth raportimeve të identifikimit të dy shqiptarëve të Kosovës, në varrin masiv të gjetur në Serbi.

Osmani ka shkruar se nuk ka asnjë familje të vetme në Kosovë që nuk është prekur nga krimet e tmerrshme të Serbisë.

“Pikërisht për këtë arsye sa herë që shohim lajme si këto, të gjithë ndiejmë dhimbjen e familjeve të përfshira. Ne kurrë nuk do të pushojmë së luftuari për drejtësi dhe së kërkuari vendndodhjen e personave tanë të zhdukur”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Ekspertët ndërkombëtarë kanë konfirmuar identitetin e dy shqiptarëve të Kosovës nga lufta e viteve 1998-1999 të cilët u gjetën të varrosur së bashku me të tjerë në një varr masiv në një minierë të hapur në Kizevak, Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera