Lajme

“Ideja për Qendër Islamike është e rrezikshme”

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 06 October 2017

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë se ideja e Selim Pacollit për ndërtimin e Qendrës Islamike kontribuon në largimin nga modernizimi.

Ai më tej ka thënë se një ide e tilla është e rrezikshme pasi që na futë në logjikën e së kaluarës.

“Duke kthyer objekte të tilla po i ikim modernizmit dhe direkt sulmohet një prej simboleve, institucioni shumë të rëndësishëm, më gjithë cilësinë që ka brenda”, ka thënë ai në Analiza Lokale.

-Advertisement-

“UP-ja është një prej simboleve të emancipimit të Kosovës në shekullin e kaluar dhe ende e ka fuqinë dhe simbolikën dhe është në qendër të qytetit”.

“Ideja për të bërë një kundërpeshë për Kaderalën Katolike është e deklasuar dhe na çon në drejtim të gabuar. Është njëfarë porosie edhe për qendrat islamike në botë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera