Lajme

Ideja “brilante” e deputetit të AAK-së: “VV të protestojnë kundër Albinit”

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 12 January 2020

LDK e Vetëvendosje nuk po munden asesi që të bëjnë koalicionin qeverisës, si dy parti fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kështu, kjo gjendje po vazhdon edhe tre muaj pas mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, shkruan gazeta inFokus.

E sipas deputetit të AAK-së, Gazmend Sylës, kjo po bëhet pasi sipas tij VV nuk ka besim as te vetja e jo më tek LDK.

-Advertisement-

Në këtë frymë, Syla ka përmendur edhe protestat që i ka organizuar dikur VV, duke shtuar se një të tillë do të duhet ta organizojnë edhe kundër Albin Kurtit, kur të mbetet shteti pa miratim të buxhetit.

“Siç duket VV nuk ka besim as te vetja e aq më pak besim në LDK. Protesta kundër zajednices kishte siç kishte kundër pakos së Ahtisarit. E tash si do ja bëjnë?! E di se deputetëve nuk ju bëhet vonë, se tash marrin edhe rrogat, po çka do të ndodh me punëtorët, kur dihet që pa miratim të buxhetit që nga Marsi nuk do të ketë paga? VV është mirë me protestu tash kundër Albinit!”, ka shkruar Syla./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera