“Ideali i dëshmorëve të kombit mos u harroftë”
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 03 September 2017
Mehmeti: Azizi është bërë mësim i përjetshëm për brezat e shqiptarëve.
Në 30-vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori i kombit Aziz Kelmendi, ku u tha se Kelmendi u vra si bartës i idealeve të lirisë së shqiptarëve të robëruar. Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së në kujtim të veprës së dëshmorit të Kombit Aziz Kelmendit, organizuan këtë Akademi përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të vrasjes në Armatën Jugosllave.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, Xhavit Jashari, tha se duke përkujtuar sot në këtë akademi përkujtimore në 30 vjetorin e rënies së tij, përkujtojnë të gjithë dëshmorët e kombit kudo dhe kurdo që kanë rënë për luftë, për çlirim, për liri dhe për bashkim kombëtar.
“30 vjet mund të jenë shumë për jetën e një njeriu, por 30 vjet nuk janë shumë për rrugën e historisë që përgatit luftën për liri. Kur ka rënë Aziz Kelmendi burgjet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë ishin të mbushura me shqiptarë, në ato burgje ishte edhe simboli i qëndresës dhe vetëdijes tonë kombëtare baca Adem Demaçi”, tha ai.
Ndërsa, ish luftëtari i UCK-së, Afrim Mehmeti, tha se Aziz Kelmendi është dëshmor i kombit i cili është bërë mësim i përjetshëm për brezat e shqiptarëve që do të vijnë. “Bie në altarin e lirisë së Kosovës me 3 shtator të vitit 1987, ai sot është dëshmorë i kombit duke u bërë mësim i përjetshëm për brezat e shqiptarëve që do të vijnë.
Nëna Salë dhe gjithë familja Kelmendi të jeni krenarë për atë që Aziz Kelmendi ka dhënë për lirinë e Kosovës, lirinë që ne po e gëzojmë e cila është fituar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi ai. Kurse, këshilltari shkencor në institutin Albanologjik, Emin Kabashi, tha se vrasja e Aziz Kelmendit është vrasje e bartësit të idealeve të lirisë së shqiptarëve të robëruar.
“Duke i burgosur të gjithë ata që i konsideronte të rrezikshëm për sistemin e vllaznim-bashkimit, duke i vrarë të gjithë ata që përveç të tjerash kishin mësuar edhe përdorimin e armëve luftarake pushteti i Jugosllavisë së vitit 1987 e dinte se po burgoste dhe po vriste ata që po përgatisnin rrugën e ardhjes së luftës për liri. Prandaj, do të thotë vrasja e Aziz Kelmendit pa marrë parasysh të gjithë spekulimet e propagandës së atëhershme Jugosllave, pa marrë parasysh gjithë propagandën e shtypit të kohës edhe atij shqiptar që botohej në Prishtinë është vrasje e bartësit të idealeve të lirisë së shqiptarëve të robëruar”, shtoj ai.
Në emër të familjes foli vëllai i Azizit, Hajriz Kelmendi, i cili porositi që ideali i dëshmorëve të kombit të mos harrohet.
“Në emër të familjes Kelmendi më lejoni të ju falënderoj që keni ndarë kohë për të marrë pjesë në këtë akademi përkujtimore për vëllain tonë Azizin. Të nderuar qofshi, ideali i dëshmorëve të kombit, mos u harroftë”, tha Kelmendi. Dëshmori i kombit Aziz Kelmendi ishte vrarë në vitin 3 shtator 1987./21Media
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...