Icardi: Gjithçka mund të ndodhë në një familje, por jo kjo!

Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 01 March 2019
Mauro Icardi është gjithmonë dhe më larg Inter-it. Sulmuesi argjentinas ka bërë një postim të gjatë në Instagram ku ka shpjeguar atë që nuk shkon në familjen zikaltër. Një reagim që ka ardhur pasi trajneri Spalletti ka refuzuar të flasë për sulmuesin zikaltër, duke thënë: “Dua të flas vetëm për ata që e duan Inter-in”.
“Dashuria tregohet në momentet më të vështira”, shkruan Mauro. “Është në momente të tilla që unë kam vendosur të qëndroj tek Inter-i. Kur kam ndier se mund ta ndihmoja ekipin me golat e mi, ta bëja më të fortë. Më të fortë se problemet me fair play-in financiar. Më të fortë se vështirësitë, kur ishin të shumtë ata që thonin se nuk vlenim shumë si ekip”.
“Kam realizuar ëndrrën time dhe të gjithë ne interistëve duke u kthyer në Champions League me ekipin kapiten i të cilit isha. Kam respektuar tifozët, shokët e skuadrës, klubin dhe të gjithë trajnerët që kanë kaluar gjatë kohës time këtu. E kam bërë për Inter-in”.
“Nuk e di nëse në këtë moment ka dashuri dhe respekt kundrejt Inter-it dhe kundrejt meje. Nuk e di nëse disa duan t’i zgjidhin këto probleme për dashurinë që kanë për Inter-in. Në një familje mund të ndodhin shumë gjëra, të mira dhe të këqija. Dhe për dashuri mund të durohet gjithçka, por nuk duhet të mungojë kurrë respekti”.
“Këto janë vlerat e mia, këto janë vlerat për të cilat kam luftuar gjithmonë. Në historinë time. Tek Inter-i dhe me Inter-in”, përfundon mesazhi i Icardi-t.

Të tjera
-
Trump paralajmëron konflikt të madh në Lindjen e Mesme: Mund të ndodhë së shpejti
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një konfl...
-
Moti nesër me temperatura deri në 29 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do tëm bajt ...
-
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani ...
-
“Topi ra në pishinë…”, zbardhen detaje të reja për mbytjen në pishinë të nënës dhe djalit nga Deçani
Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në n...
-
Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?
Ramesh Viswashkumar, i vetmi i mbijetuar i njohur nga 242 pasagjerët në aerop...
-
Reagimi i zjarrfikëseve në “Bregun e Diellit” – reagon Komuna e Prishtinës: Qyteti më i sigurt falë jush…
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot rreth orës 16:53...
-
Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokul...
-
Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e ti...
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...