Sport

Icardi deklarohet para ndeshjes me Barcën, flet edhe për mungesën e Messit

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 23 October 2018

Mauro Icardi ka shprehur keqardhje për mungesën e Lionel Messit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit.

Barcelona nesër (e mërkurë) në ‘Camp Nou’ pret Interin për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve.

Në këtë ndeshje, Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Lionel Messin, i cili pësoi lëndim në ndeshjen e fundjavës kundër Sevillas.

-Advertisement-

“Më vije keq për mungesën e Messit. Ai është lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar Icardi.

“Ndoshta mund të themi se mungesa e tij është “fat” për ne, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera