Sport

Ibrahimovici gëzon Milanin, ky është lajmi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 01 June 2020

Milani ka marrë një lajm të mirë, pasi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet sot në stërvitje.

Shtatlarti duket se e ka lënë pas lëndimin e tij dhe tashmë do të rikthehet sërish nga Suedia.

Gjiganti i sulmit u lejua nga Milani që të rikthehej në Suedi, pikërisht për faktin se mund të ishte më i qetë dhe të kurohej atje.

-Advertisement-

38-vjeçari duket se e ka kaluar problemin në pulpën e tij dhe pas 10 ditësh në shtetin skandinav pritet të rikthehet.

Tuttosport shkruan se suedezi pritet të rikthehet të mërkurën ose të enjten, sepse do t’i nënshtrohet testeve.

Ai do të bashkohet shpejt me ekipin dhe te Milani shpresojnë që gjithçka të shkojë mirë dhe të jetë gati për Serie A.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera