Sport

Ibrahimovic tregon se kur do të pensionohet

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 15 January 2021

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, po vazhdon të tregoj formë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe pse 39 vjeçar, suedezi ka arritur të bëhet lojtari dhe protagonisti më i mirë i ‘Rossonerëve’, të cilët këtë edicion janë duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ibra ka treguar se kur e ka në plan të pensionohet, në një intervistë të dhënë për ‘CorrieredelloSport’.

-Advertisement-

“Në fund të sezonit do të vendos të ardhmen time me AC Milan, për sa kohë të ndihem mirë në fushë, do të luaj”, është shprehur sulmuesi suedez.

Me anë të kësaj deklarate, Zlatan Ibrahimovic nuk e ka në plan të pensionohet, për aq kohë sa ndjehet mirë, kurse gjendja fizike e 39 vjeçarit duket të jetë e kënaqshme, pasi dihet puna që ai bën në stërvitje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera