Sport

Ibrahimovic “nuk është” normal (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 19 February 2020

U largua nga “San Siro” i xhindosur dhe i pari pas fitores 1-0 ndaj Torinos. I mërzitur me veten, sepse nuk shënoi gol me rastet që pati, por edhe me ekipin që nuk siguroi rezultatin për të mos rrezikuar barazimin në fund.

Zlatan Ibrahimovic, megjithatë, fokusohet menjëherë te ndeshja në Firencë ndaj Fiorentina. Suedezi ka bërë ditën e mërkurë palestër, teksa në pamjet që janë publikuar nga faqja zyrtare e Milanit duket i nevrikosur dhe gjithë grintë! Një agresivitet dhe temperament për t’u marrë shembull për një 38-vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera