Sport

Ibrahimovic me mesazh për tifozët e Milanit nga Suedia

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 25 November 2020

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u ka dërguar një mesazh të gjithë tifozëve të Milanit të cilët janë të shqetësuar për gjendjen e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Ibra pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Napolit, e cila u luajt në fundjavë.

39 vjeçari u ka thënë tifozëve se do të mungoj një deri në dy javë, por do të rikthehet edhe më i fuqishëm.

-Advertisement-

Së fundmi, sulmuesi suedez ka fituar Topin e Artë në Suedi në moshën 39 vjeçare dhe ka deklaruar se dëshira e tij është të fitoj këtë çmim në moshën 50 vjeçare.

“Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, është shprehur Ibra./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera