Sport

Ibrahimovic kritikon kampionatin anglez

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 06 November 2018

I rikthyer në modë mes emrave të diksutueshëm në merkaton e futbollit, Zlatan Ibrahimovic e ka treguar se nuk është tipi i lojtarit që pëlqen ta mbyllë karrierën në heshtje, edhe kur është larg Kontinentit të Vjetër.

Sulmuesi suedez, i cili dështoi të kalojë në “Play Off” me skuadrën e tij Los Angeles Galaxy, vendosi në shënjestër kampionatin anglez, ku nuk i munguan ofertat së fundmi.

“Premier League më ka pëlqyer pasi është stimuluese dhe argëtuese, por nga ana e kualitetit, nga pikëpamja e cilësive individuale, është pak e mbivlerësuar. Në këtë kampionat, edhe nëse je më i miri, nuk do të kesh sukses po nuk mbajte ritmin”, tha sulmuesi suedez.

-Advertisement-

Arrogant si gjithmonë, por unik në përgjigjet e tij, “Ibracadabra” nuk i zhgënjeu tifozët as këtë herë: “Futbolli anglez kishte fatin që nuk vajta për të luajtur atje 10 vjet më parë. Nëse bëra atë që u pa në moshën 35 vjeç, imagjinoni se çfarw mund të kisha bërë në moshën 25-vjeçare. Shkruanin se do të përfundoja në karrige me rrota, por ishte e kundërta”.

Në një vit e gjysmë me Manchester United, ai shënoi 28 gola në 48 ndeshje, duke fituar një Kupë Lige dhe një Europa League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera