Sport

Ibrahimovic: Koronavirusi kishte guximin të më sfidonte

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 24 September 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, në testimet e bëra ditën e sotme ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti suedez në testimet e bëra dje kishte dalur negativ, ndërsa në ato të sotme pozitiv.

Më të marr lajmin se është i infektuar me virusin vdekjeprurës, 38 vjeçari ka reaguar në rrjetin social twitter.

-Advertisement-

Ai si gjithmonë me batutat e tij, ka shkruar se virusi kishte guxim ta sfidonte.

”Unë rezultova negativ për Covid dje dhe pozitiv sot. Pa asnjë simptomë. Covid kishte guximin të më sfidonte. Ide e keqe”, shkroi Ibrahimovic.

Ibra është izoluar për 14 ditë dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën e Milanin për sfidën ndaj Bodo/Glimt, në kuadër të rrethi të tretë kualifikues të Ligës së Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera