Sport

Ibrahimovic, ekzekutuesi më i dobët i penalltive në 5 ligat më të mira evropiane

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 29 October 2020

Zlatan Ibrahimovic po luan si në vitet e tij më të mira dhe me shtatë gola në pesë ndeshjet e para është shënuesi më i mirë në Serie A, por rinia e tij e dytë ka një pikë të zezë.

Në ndeshjen Milan – Sparta Pragë (3:0) në raundin e dytë të grupit të Ligës së Evropës, ai humbi penalltinë që e fitoi vetë. Ai mposhti portierin Heca, por në vend të rrjetës goditi traversën.

Kjo është humbja e tretë e Ibrahimovic nga një total prej pesë penalltish që ka ekzekutuar në tre muajt e fundit, që nga fillimi i sezonit.

-Advertisement-

Sipas kësaj, ai është ekzekutuesi më i dobët i penalltive në pesë ligat më të mira, duke marrë parasysh të gjitha garat, përfshirë kupat e Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera