Sport

Ibrahimovic drejtuar Zapatas: Unë kam më shumë gola të shënuara, sesa ju që keni paraqitje në karrierë

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 23 January 2021

Milani është mposhtur nga Atalanta të shtunën mbrëma me rezultat 3-0 në ‘San Siro’, në duelin e vlefshëm për xhiron e 19-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo humbje e ‘Rosonerëve’ e bëri nervoz sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili pas ndeshje gjeti kohë të merrej me yllin e Atalantas, Duvan Zapata.

Ibra deklaroi se ai ka më shumë gola të shënuara, sesa Zapata paraqitje në karrierë.

-Advertisement-

“Unë kam më shumë gola të shënuara, sesa ju që keni paraqitje në karrierë”, është shprehur Zlatan.

Pas kësaj disfate Milani mbetet në krye të tabelës me 43 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera