Ibrahimi tregon cilat komuna do të dëmtohen financiarisht nga falja e 100 eurove për tatim në pronë
Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 23 August 2023
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, vlerësoi se me faljen e 100 eurove nga Ministria e Financave për tatim në pronë, dëmi financiar do u shkaktohet 13 komunave, e më së shumti komunës së Prishtinës.
Madje sipas tij, me këtë vendim nga Ministria e Financave, do të dëmtohet buxheti i komunave dhe do të krijohen pakënaqësi.
“Nëse zbatohet falja, për 13 komuna dëmi financiar i cili do të shkaktohet nga kjo, është mbi 21 milionë. Dëmi më i madh do të jetë për Prishtinën, pastaj për Prizrenin, për Ferizaj, për Gjilanin, për Gjakovën, për Lipjanin, për Mamushë, për Kaqanikun, për Junikun. Niveli qendror merr vendim tua falë qytetarëve deri në vlerë prej 100 euro, e kështu duke dëmtuar buxhetin e komunave. Një ligj që i prek buxhetet e komunave dhe i prek komunat, është hartuar nga një grup teknik pa konsulta me komunat. Kryetarët e komunave kanë menduar shumë më mirë sesa ministri Murati, sa i përket xhepit të qytetarëve. Ne i kemi argumentet, do të ballafaqohemi me ta në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Murati në emisionin “Ditari”.
I pyetur se a kanë tentuar të flasin edhe njëherë me Qeverinë para se ta dërgonin këtë vendim në Gjykatë, Ibrahimi tregoi se një kërkesë të tillë e kanë bërë në takimin e majit me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarët.
“U kemi thënë ta bëjnë rimbursimin e këtyre mjeteve. Pasi që edhe po u teprojnë mjete me qindra miliona euro”, shtoi tutje Ibrahimi në Tëvë1.
Kujtojmë që komunat ende s’e dinë nëse do të rimbursohen nga Qeveria për faljen e tatimit në pronë deri në 100 euro.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...