Ibrahimi: Të gjithë ministrat e kaluar e zëvendësuan Ekipin Menaxhues, vetëm Elbert Krasniqi jo
Autori: Gazeta inFokus
18:32 | 11 May 2023
Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se Ekipi Menaxhues është dashur të shkarkohej përpara se ta çonte draft-statutin për Asociacionin në Bruksel.
Ibrahimi thotë se tashmë është e kotë të thuhet se ai ekip është shkarkuar, meqë në Bruksel drafti e mban logon e Qeverisë së Kosovës.
“Ekipi Menaxhues është dashur të shkarkohet paraprakisht. Problemi kryesor është që BE-ja po thotë që ai draft do të jetë pikë nisje e diskutimit. Sa të duash thuaj se e kam shkarkuar Ekipin”, ka thënë Ibrahimi në T7, raporton Express.
Ai tutje ka thënë se Ekipi i fundit Menaxhues s’e ka zbatuar marrëveshjen e vitit 2015 që ta ketë një anëtar nga OSBE-ja dhe s’i ka dhënë përgjegjësi institucioneve të Kosovës. Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se të gjithë ministrat e Pushtetit Lokal që kanë qenë më herët e kishin zëvendësuar Ekipin Menaxhues në momentin që kishin ardhur në krye të MAPL-së, por shton se një gjë të tillë nuk e ka bërë vetëm Elbert Kransiqi.
Ai thotë se ministri Elbert Krasniqi e kishte të drejtën legjitime për të shkarkuar një ekip që s’i jepte përgjegjësi, por thotë se tashmë në Bruksel ndodhet draft-statuti problematik që do të jetë pikënisje për Asocaicionin.
“Se ka zbatu marrëveshjen 2015 ku thotë se edhe OSBE duhet të jetë pjesë e Ekipit. S’kanë dhënë as përgjegjësi. Nëse s’jep përgjegjësi, atëherë e zëvendëson, ose e shkarkon. Kështu kanë vepruar përpara. Ekipi i parë menaxhues është bërë në kohën e Sllobodan Petroviqit. Ka ardhur Maliqi e ka zëvendësuar ekipin, pas Maliqit ka ardhur Rakiqi e ka zëvendësuar ekipin. Pas Rakiqit erdhi Krasniqi, nuk e zëvendësoi ekipin. Dhe ai ekip shkoi e përfaqësoi Kosovën me atë dokument. Sepse vendimi e mban logon e Kosovës. Pika pesë shkruan që ky ekip i jep përgjegjësi ministrit të pushtetit lokal. Ka pas të drejtën legjitime për me shkarku. Kjo s’ka ndodhur dhe këtë dokument e ki si pikënisje për diskutim”, ka thënë Sazan Ibrahimi.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...































