Lajme

Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 09 August 2022

Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeministrit Albi Kurti, i cili tha për median italiane të hënën se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik.

“Nëse do të kishte ndonjë rrezik lufte, reagimin e parë për ndonjë mobilizim do ta kishte bërë KFOR. Një gjë të tillë nuk e kemi parë. Atëherë pse bëhen këto deklarata nga kryeministri kur dihet që ato kanë vetëm efekte negative, sidomos kur janë të pabaza? Kosova nuk rrezikohet nga lufta. Kosova rrezikohet nga një krizë ekonomike dhe një kollaps energjetik.  Te dyja këto kërkojnë menaxhim dhe lidership dhe nuk mund të tejkalohen me gjuhë luftënxitëse”, ka shkruar Ibrahimi.

-Advertisement-

Po ashtu ai komentoi edhe shkuarjen e kryeministrit në festivalin “Sunny Hill”, për të cilin tha se nuk e kupton kryeministrin se si mund të bëjë dy veprime brenda një dite që nuk shkojnë njëra me tjetrën.

“Nuk e kuptoj se si kryeministri në të njëjtën ditë mund të deklaroj se vendi kërcënohet nga lufta, dhe ndërkohë në mbrëmje të shkojë dhe të vallëzoj në një festival ndërkombëtar, i cili përveç të rinjëve kosovarë, ka sjellur edhe vizitorë nga mbarë bota. Deklarimet e kryeministrit merren seriozisht sepse sypozohet se ai ka informata të dorës së parë. Ato kanë efekt te qytetarët por edhe në arenën ndërkombëtare, si te vizitorët, ashtu edhe te investitorët”, ka shtuar tutje ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera