Lajme

Ibrahim Rugova i vdekur e mund Hashim Thaçin

Autori: Halil Berisha 12:58 | 03 December 2019

Ibrahim Rugova, ani se Kosova nuk ishte shtet, postin e Presidentit e mbajti deri në vitin 2016, kur edhe ndërroi jetë.

Kështu, Rugova që ishte edhe kryetar i LDK-së, nuk priti as shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Tash, në ulësen e Presidentit të vendit është Hashim Thaçi, i cili duke u detyruar nga ligji, me të marrë postin u desh të largohej nga PDK.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, ka realizuar një sondazh 24-orësh për të pyetur qytetarët se kush ishte President më i mirë i Kosovës, Ibrahim Rugova apo Hashim Thaçi.

Në të u përgjigjen 1 mijë e 200 qytetarë, ku shumica dërrmuese ishin për ish-Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën.

Në fakt, për të votuan 909 persona, ndërsa për Hashim Thaçin 304 të tjerë, shkruan gazeta inFokus.

Nga kjo i bie, se nga numri i qytetarëve që iu përgjigjen sondazhit, 75% votuan për Ibrahim Rugovën e vetëm 25 për Hashim Thaçin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera