Lajme

Ibrahim Gashi: Të bëhen publike letrat e komunikimit me Xhamajkën

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 23 February 2020

Profesori universitar i Diplomacisë, Ibrahim Gashi, në një intervistë për Gazeta Infokus, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth çështjes së njohjes së Kosovës nga Xhamajka. Gashi ka deklaruar se njohja nga ky shtet edhe mund të ketë ndodhur, por që si pasojë e ndikimit nga Serbia e Rusia në arenën ndërkombëtare, ajo është tërhequr.

“Procesi i njohjeve është proces jo i lehtë për Kosovën, pasi që Serbia në vazhdimësi është duke lobuar tek shtetet që nuk e kanë njohur, që mos ta njohin e tek ato që tashme e kanë njohur Kosovën, ata nuk po zgjedhin mjet për t’i bindur ata për t’i tërhequr njohjet”, ka deklaruar Gashin për Gazeta Infokus.

Profesor Gashi, në këtë intervistë ka folur edhe për çështje tjera, derisa ka komentuar edhe rreth mjegullës që u krijua me lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga ai i Xhamajkës, për çka ia kërkon nga MPJD që të publikohen komunikimi përmes letrave zyrtare që ka ndodhur mes përfaqësuesve të këtyre dy shteteve.

-Advertisement-

“Ministria e Punëve të Jashtme i ka kanalet e saj të komunikimit përmes letrave zyrtare dhe si të tilla duhet të behën publike ato. Nëse del që Serbia ka ndikuar, atëherë pala kosovare e ka në dorë një provë të fortë se shteti serb nuk po heq dorë nga lobimi kundër Kosovës dhe ta përdorë atë në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Gashi./ Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera